Gjyqtari Cakir drejt dënimit

Futboll

Gjyqtari Cakir drejt dënimit

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 11:38
Gjyqtari Cakir drejt dënimit

Gabimi në penalltinë e dhënë në favor të Atletico Madridit është konsideruar serioz kur praktikisht koha kishte mbaruarr.

Ai nuk do t’i kthejë Milanit pikët e merituar dhe të humbur kundër Atletico Madridit, por të paktën do të jetë me vlerë për një kënaqësi të vogël.

Arbitri Cakir të martën në mbrëmje bëri një performancë e cila nuk është pëlqyer nga drejtuesit e UEFA-s, të cilët, në fakt, janë pajtuar me Rossonerët, të zemëruar për penalltinë e dhënë ndaj Colchoneros në kohën  praktikisht të përfunduar dhe janë gati të dënojnë gjyqtarin.

Organi më i lartë evropian pranoi se penalltia ishte inekzitente dhe se bashkëpunimi midis Cakir dhe gjyqtarit të VAR, Bitigen ishte i pakët dhe përfundimisht joproduktiv.

Dënimi nga UEFA pritet të merret për të dy arbitrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat