Allegri: Ne i dhamë mundësi Chelsea të godiste vetëm një herë

Futboll

Allegri: Ne i dhamë mundësi Chelsea të godiste vetëm një herë

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 12:00
Allegri: Ne i dhamë mundësi Chelsea të godiste vetëm një herë

Juventusi arriti të siguronte një fitore të madhe ndaj Chelsea në “Allianz Stadium” në kuadër të ndeshjeve të dyta në fazën e grupeve të Champions.

Tekniku italian, Massimiliano Allegri  është shprehur  i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij:

“Ne zhvilluam një ndeshje të mirë kundër kampionëve në fuqi të Evropës.

Dy ndeshje, gjashtë pikë dhe zero gola të pësuar, një hap i rëndësishëm drejt kualifikimit.

Teknikisht mund të kishim bërë më mirë, por vuajtëm pak edhe humbëm disa kundërsulme. Ne i dhamë mundësi Chelsea të godiste vetëm një herë, dhe ajo erdhi në minutat e fundit,” shpjegon Allegri.

Në grupin H, Juventusi kryeson i vetëm me 6 dhe në vendin e dytë vjen Chelsea me 3 pikë, po aq sa ka edhe Zenit, e në fund Malmo me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat