Hoxha tërheq vëmendjen para derbit

Futboll

Hoxha tërheq vëmendjen para derbit

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 14:58
Hoxha tërheq vëmendjen para derbit

Alban Hoxha ka folur në konferencën për shtyp para derbit mes Partizanit dhe Dinamos.

Gardiani i të kuqëve i ka tërhequr vëmendjen mbrojtjes duke i thënë se nuk duhet të bëjnë gabime, pasi po i kushtojnë shumë në këtë fillim të kampionatit.

“Kemi luajtur mirë në 3 ndeshje, jemi penalizuar nga gabimet individuale. Duhet të kemi kujdes në mbrojtje, të mos gabojmë si më përpara. Loja do jetë e njëjtë, thjeshtë të minimizojmë gabimet. “Edhe Dinamo do humbë, si të gjithë.

Nuk kemi dëshirën më të madhe t’u shkaktojmë humbjen e parë, por të marrim fitoren vetë. Objektivi është të jemi sa më afër kreut. Dinamo është ekip i fortë, mbron mirë si ekip dhe ka sulm të rrezikshëm. Duke i parë këto, duhet të jemi të kujdesshëm prapa. Pastaj t’ia lëmë fushës, pasi varet si merret ndeshja”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat