Formacionet zyrtare: Dukagjini - Drita dhe Prishtina - Ulpiana

Futboll

Formacionet zyrtare: Dukagjini - Drita dhe Prishtina - Ulpiana

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 15:01
Formacionet zyrtare: Dukagjini - Drita dhe Prishtina - Ulpiana

Sot (e enjte) do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas humbjes nga Gjilani në derbi, Drita sot do të synojë të rikthehet te fitoret, teksa për kundërshtar do të ketë Dukagjinin, me skuadrën nga Klina që ende nuk e ka shijuar fitoren në kampionat.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ''18 Qershori'', nga ora 15:00.

Në orarin e njëjtë do të zhvillohet edhe ndeshja mes Prishtinës dhe Ulpianës në ''Fadil Vokrri''.

Prishtina hyn në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi (ndaj Dukagjinit dhe Feronikelit), kurse Ulpiana pas barazimit pa gola me Dukagjinin.

Formacionet zyrtare

Dukagjini: Haxhihamza, Basriu, Syla, Kuqi, Dallku, Hasanaj, Ahmeti, Shabani, Millaku, Carioca, Januzi.

Drita: Maloku, Limani, P. Islami, Cuculi, Blakqori, Broja, Jashari, Ajzeraj, Kryeziu, Namani, Haxhimusa. 

Prishtina: Nika, Bekteshi, Boshnjaku, B.Krasniqi, Mici, Kryeziu, E.Krasniqi, Hoti, Karabeci, Mankenda, Abazi.

Ulpiana: Blakqori, Makolli, Mustafa, Gjoni, Emini, Qerimi, Iran, Musliu, Selimi, Rrezi, Santos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat