Ramadani: Më brengos ky barazim

Futboll

Ramadani: Më brengos ky barazim

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 17:44
Ramadani: Më brengos ky barazim

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka mbetur i brengosur me barazimin (1:1).

Prishtina nuk e vazhdon serinë e fitoreve (pas dy fitoreve rresht), duke dëshpëruar si vendas.  

Skuadra e Prishtinës është befasuar në “Fadil Vokrri” nga Ulpiana, duke mos mundur të marrë më shumë sesa një pikë, gjë e cila e ndal formën e mirë të bardhekaltërve që treguan në dy ndeshjet e fundit kur mundën Dukagjini dhe Feronikelin. Kryeziu shënoi për Prishtinën ndërsa Rrezi për Dukagjinin

“E para, mendoj që ndeshjet në këtë sezon nuk po i zhvillojmë ashtu si duhet dhe ajo që me brengos është se në çdo takim, përveç atij me Feronikelin kemi pranuar gol.

Më brengos ky barazim sepse kishim përballë një skuadër që nuk ka objektivin e njëjtë sikurse ne.

Por, më brengosin edhe kartonët e kuq, me të cilët po ndëshkohemi në çdo ndeshje dhe për këtë duhet të kemi me tepër kujdes, sidomos tani me sistemin VAR. Edhe pse ishim me një lojtar më pak, mendoj se krijuam me tepër se Ulpiana”, ka thënë Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat