Alexander-Arnold nuk do të jetë i gatshëm kundër Manchester Cityt

Futboll

Alexander-Arnold nuk do të jetë i gatshëm kundër Manchester Cityt

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 22:23
Trent Alexander Arnold

Ylli i Liverpoolit Trent Alexander Arnold nuk do të jetë i gatshëm që të paraqitet në ndeshjen kundër Manchester Cityt këtë vikend.

Mbrojtësi i krahut të djathtë mungoi në fitoren 5:1 të Liverpoolit kundër Portos për shkak të një problemit në muskul, dhe tani Jurgen Klopp e ka konfirmuar që ai nuk do të paraqitet kundër skuadrës së Pep Guardiolas.

Klopp pret që Alexander-Arnold të rikthehet pas ndeshjeve të kombëtareve, së bashku me mesfushorin Thiago Alcantara i cili po ashtu është i lënduar.

“Jo, nuk ka lajme të reja, ata janë drejt rikuperimit, por nuk do të kenë kohë të mjaftuar që të rikthehen në ndeshjen kundër Cityt, por pres që ata të dy të rikthehen pas ndeshjeve me kombëtare”, tha Klopp.

“Por, ne kemi një skuadër të mirë, kështu që kemi opsione të tjera dhe do të na duhet t’i përdorim, dhe po, pas ndeshjeve me kombëtare Alexander-Arnold dhe Thiago do të rikthehen”, shtoi trajneri i Liverpoolit.

Këtë të diele, në ora 17:30 skuadra e Liverpoolit pret në shtëpi kampionin aktual të Premier Ligës angleze Manchester Cityn, ndeshje kjo që është e vlefshme për xhiron e shtatë të sezonit të ri 2021/22.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat