Werner mund të largohet nga Chelsea

Futboll

Werner mund të largohet nga Chelsea

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 13:03
Werner mund të largohet nga Chelsea

Sulmuesi i Chelseat, Timo Werner është i pakënaqur me pozicionin e tij në ekip.

Lojtari 25-vjeçar mbeti në bankën rezervë në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve me Juventusin, e cila përfundoi me rezultat 0-1 megjithëse trajneri i “Blutë”, Thomas Tuchel, bëri të pesë zëvendësimet.

Pas kthimit të sulmuesit Romelu Lukakut në klubin londinez, Werner u shfaq në formacionin fillestar vetëm dy here.

Sipas “The Telegraph”, nëse reprenzentuesi gjerman kalon pjesën më të madhe të sezonit në stol, atëherë në fund të tij ai do të marrë parasysh largimin nga Chelsea.

Gjithashtu raportohet se Bayerni mund të nënshkruajë me Wernerin nëse Koman largohet.

Lojtari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat