Regjistrohet rekord i skautëve në ndeshjen mes Benficas dhe Barcelonës

Futboll

Regjistrohet rekord i skautëve në ndeshjen mes Benficas dhe Barcelonës

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 13:10
Regjistrohet rekord i skautëve në ndeshjen mes Benficas dhe Barcelonës

Në kuadër të xhiros së dytë të Grupit E të Ligës së Kampionëve, gjatë kësaj jave skuadra e Benficas regjistroi fitore me rezultat 3:0 kundër gjigantit katalunas Barcelona.

Të pranishëm në këtë ndeshje, në stadiumin “Da Luz”, ishin gjithsej 29,454 tifozë, ku përveç tyre kishte edhe skautë të disa skuadrave të mëdha evropiane.

Në fakt, në ndeshjen mes Benficas e Barcelonës u regjistrua një rekord i ri, ku të pranishëm në stadium ishin gjithsej 35 skautë nga klubet e tyre përkatëse.

Disa nga klubet të cilat raportohet se kanë qenë të pranishme me ekspertët e tyre në stadiumi janë edhe gjigandët evropianë si Liverpooli, Chelsea, Manchester City e Bayern Munich.

Pavarësisht këtij numri rekord të skautëve, ende nuk dihet se për cilin lojtar është fjala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat