Dardan Çaka referon sfidën Drita - Prishtina

Futboll

Dardan Çaka referon sfidën Drita - Prishtina

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 16:14
Dardan Çaka referon sfidën Drita - Prishtina

Pas ndeshjeve interesante në mesjavë, Superliga vazhdon me super përballje edhe në vikend.

Janë deleguar gjyqtarët për xhiron e tetë të Superligës.

Të shtunën na presin dy takime hapëse të javës së tetë në elitën e futbollit të Kosovës.

Ballkani e pret Drenicën në Suharekë, ku do të vendoset për liderin e tabelës, ndeshja do të drejtohet nga Visar Kastrati, derisa asistentët do të jenë Granit Hyseni dhe Gzim Mehmeti, gjyqtar i katërt Lirim Jashari, ndërsa Shpëtim Murtezi në dhomën e VAR-it.

Ditën e diele na pret dueli më i zjarrtë i kësaj xhiro aty ku do përballen rivalët Drita dhe Prishtina në Stadiumin e Qytetit në Gjilan. Kjo ndeshje i është besuar Dardan Çakës, me asistentët Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, gjyqtar i katërt Ilir Mehmeti dhe Erdall Zasella (VAR).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat