Inzaghi: Ne jemi në një vend të mirë në renditje

Futboll

Inzaghi: Ne jemi në një vend të mirë në renditje

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 16:42
Inzaghi: Ne jemi në një vend të mirë në renditje

Interi do të zbresë në fushë mbrëmjen e nesërme në transfertën e vështirë të Sasuolos.

Zikaltrit vijnë pas dy barazimeve radhazi, 2-2 me Atalantën në kampionat dhe 0-0 me Shaktarin në Champions dhe fitorja është detyrë për skuadrën e Inzaghit nesër.

Në prag të sfidës së nesërme, Simone Inzagi analizoi skuadrën duke u shprehur se gjithçka është thjeshtë e momentit dhe rezultatet do të vijnë me kohën.

“Ne jemi në një vend të mirë në renditje, sigurisht që mund të përmirësohemi.

Gjashtë ndeshje shumë të mira në kampionat, na mungojnë ato dy pikë që mund të kishim marrë kundër Sampdorias apo Atalantës.

Unë jam i kënaqur me mënyrën se si po zhvillojmë kampionat”, u shpreh Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat