Barcelona nuk ka para për Conten

Futboll

Barcelona nuk ka para për Conten

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 16:54
Barcelona nuk ka para për Conten

Korrespondenti i La Gazzetta dello Sport në Spanjë, Filippo Maria Ricci thotë se Barcelona nuk ka para për të punësuar Antonio Conte, ndërsa Andrea Pirlo është ende në mesin e kandidatëve për të zëvendësuar Ronald Koemanin.

Trajneri holandez do të shkarkohet nëse katalanasit humbin kundër Atletico Madrid nesër në Wanda Metropolitano.

Ata tashmë kanë humbur 3-0 kundër Benficas në Ligën e Kampionëve në fillim të kësaj jave, kështu që e ardhmja e Koeman në Nou Camp është nën kërcënim serioz.

Ish-trajnerët e Juventusit Andrea Pirlo dhe Antonio Conte janë lidhur me një kalim në Barcelonë, por Pirlo duket si një opsion më konkret.

Conte nuk është i gatshëm të marrë një punë të re para fillimit të sezonit të ardhshëm dhe sipas Filippo Maria Ricci, Barcelona nuk mund ta përballojë financiarisht punësimin e Contes.

Andrea Pirlo është ende në garë, por jo i vetmi pasi legjendat e klubit Frank Rijkaard dhe Xavi po konsiderohen gjithashtu nga katalanasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat