Gomez: Bayern nuk ka nevojë për Haalandin

Futboll

Gomez: Bayern nuk ka nevojë për Haalandin

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 17:33
Erling Haaland

Bayern Munich nuk ka nevojë të nënshkruajë me Erling Haaland për aq kohë sa Robert Lewandowski ruan formën e tij, sipas Mario Gomez.

Ish-sulmuesi i Bayernit dhe Gjermanisë, Gomez i tha ‘Abendzeitung’ se Bayern vështirë se do të shkojë për Haaland dhe të paguajë një shifër të lartë për të.

“Ajo që dëgjoni dhe lexoni për pagën e Haaland, nuk mund ta imagjinoj që Bayern të shkoj për të. Nëse zgjatni kontratën me Kimmich dhe Goretzka, shtyllat e së ardhmes, vështirë se mund të sillni një lojtar të jashtëm i cili pastaj fiton shumë më tepër.

“Edhe pse Joshua madje mund ta pranojë këtë, duke pasur parasysh vlerën e Haaland. Por nëse Lewandowski qëndron aq në formë, Bayern nuk ka nevojë për Haaland gjithsesi”, është shprehur Gomez.

Haaland është duke vazhduar me paraqitje të jashtëzakonshme ndeshje pas ndeshje, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, dhe raportet sugjerojnë se norvegjezi do të ketë një klauzolë lirimi nga klubi i Dortmund për 75 milion euro, duke filluar që nga janari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat