Sulmuesi më i fortë?

Futboll

Sulmuesi më i fortë?

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 18:21
Lewandowski

David Trezeguet, ish-sulmues i Juventus, ka folur për futbollin italian dhe atë ndërkombëtar në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport.

“Sulmuesi më i fortë? Them Lewandowski. Ka gjithçka, është i shpejtë kur duhet, përdor të djathtën dhe të majtën, ka një kontroll të topit të nivelit të lartë”.

“Haaland është prototipi i numrave 9-të të së ardhmes. Është unik. Mbappe?

Unë them gjithmonë se është numri një. Kane? Lojtar i madh, por ka ardhur momenti të bëjë hapin e madh dhe në fund mbahet mend çfarë ke fituar. Lukaku? Bota ndryshon pa Conte-n”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat