Inzaghi flet para ndeshjes me Sassuolon

Futboll

Inzaghi flet para ndeshjes me Sassuolon

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 20:26
Simone Inzaghi

Pas barazimit me Shakthar Donetsk në Ligën e Kampionëve, Simone Inzaghi tashmë duhet të mendojë menjëherë për një lojë tjetër që nuk do të jetë aspak e lehtë, ku do të përballen me skuadrën e Sassuolos si mysafir, të shtunën. 

Në konferencën për shtyp trajneri, Inzaghi ka folur për këtë sfidë, duke theksuar se ndaj Saussolos i pret një ndeshje mjaft e vështirë dhe se Interi duhet të jetë më i miri i mundshëm në këtë takim.

Do të jetë një ndeshje e vështirë, është e shtata në njëzet ditë, kështu që ka pak përpjekje fizike dhe mendore. Ata luajnë shumë mirë dhe kanë individualitet të shkëlqyer. Duhet të jetë Interi më i mirë i mundshëm".

Tekniku italian ka lavdëruar mesfushorin turk, Hakan Calhanoglu, duke e quajtur një futbollist të “shkëlqyer”.

“Unë jam shumë i kënaqur me Hakanin, ai është një lojtar i shkëlqyer, ai kombinon cilësinë me sasinë. Unë kam zgjedhje të ndryshme, kam shumë që janë të mirë, mund të bëj zgjedhje të ndryshme, por kundër Atalantës ne vëzhguam shumë dhe ai bëri atë që unë i kërkoj atij të bënte".

Së fundi, tekniku italian gjithashtu dha një koment mbi situatën financiare të klubit.

“Unë mendoj se nuk jam personi më i përshtatshëm për të bërë analiza të caktuara. Qëllimi ynë ishte të shpëtonim klubin, vitin e ardhshëm gjithçka do të jetë shumë më mirë. Shumë mirë sepse ajo transmetoi qetësi, pagat e paguara rregullisht dhe për këtë arsye ka besim për të ardhmen”, ka përfunduar Inzahgi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat