Ish-ylli i Real Madridit nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u bërë trajner i Barcelonës.
Koeman pritet të jetë pa punë së shpejti dhe një humbje ndaj Atletico Madrid këtë fundjavë mund të jetë fatale për të.
“A do të isha trajner i Barcelonës? Pse jo,” tha Guti ndërsa ambasadorët e LaLiga u prezantuan në Madrid të premten. “Unë jam në dispozicion. Unë dua t’i tregoj botës se kam atë që duhet për të stërvitur.”
Barcelona po kalon një periudhë aspak të mirë dhe me largimin e Messit, gjendja vetëm se është përkeqësuar edhe më shumë.
Përveç kësaj, gjendja financiare e katalonasve është shumë e keqe.