Atletico e pret në shtëpi Barcelonën, formacionet e mundshme

Futboll

Atletico e pret në shtëpi Barcelonën, formacionet e mundshme

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Sonte zhvillohet super derbi në La Liga.

Atletico Madrid do të përballet me Barcelonën sonte nga ora 21:00.

Pas shtatë xhirove të para ‘Madrilenët’ zënë vendin e katërt në La Liga me 14 pikë, ndërsa ‘Blaugranët’ kanë 12 pikë në pozitën e shtatë.

Ekipi i Ronald Koeman në këtë ndeshje do të jetë pa futbollistë si Pedri, Ousmane Debele, Sergio Aguero e Martin Braithwaite shkaku i lëndimeve, ndërsa te Atletico do të mungojë vetëm Matheus Cunha.

Në pesë përballjet e fundit mes këtyre dy gjigantëve, skuadra e Diego Simeones ka fituar tri, ndërsa dy ndeshje kanë përfunduar baras.

Edhe në këtë ndeshje Atletico Madrid llogaritet favorit shkaku i formës së dobët që po kalojnë Blaugranët, megjithatë pritet të jetë një përballje e zjarrtë duke marr parasysh rivalitet që kanë këto dy skuadra.

Formacioni i mundshëm i Atletico Madridit: Oblak; Llorente, Savic, Felipe, Lodi; Koke, Kondogbia, De Paul, Carrasco; Suarez, Felix

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Dest, Pique, Araujo, Alba; F de Jong, Busquets, Roberto; Memphis, L de Jong, Coutinho 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat