Laporta: Koeman do të qëndrojë

Futboll

Laporta: Koeman do të qëndrojë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 14:43
Laporta

E ardhjma e holandezit është vënë në dyshim ditët e fundit.

Ronald Koeman është përmendur shumë ditëve të fundit nga mediat spanjolle.

Thuhej se Koeman do të shkarkohej pas ndeshjes së sotme me Atletico Madridin, shkaku i formës shumë të dobët që ka treguar ekipi i Barcelonës këtë edicion.

Megjithatë, një gjë të tillë e ka mohuar presidenti i ‘Blaugranëve’ pasi në një intervistë tha se Koeman do të mbetet në ekip.

“Koeman do të qëndrojë. Ai do të vazhdojë të jetë trajneri pavarësisht rezultatit të ndeshjes së sotme”.

“Ai meriton një diferencë besimi, ai është legjendë e Barcelonës. E vlerësoj se si ai ka pranuar të stërvitë klubin në këto kohë të vështira”, tha Laporta.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat pas ndeshjes mes Atletico Madridit dhe Barcelonës që luhet sonte nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat