​Torino-Juventus, formacionet zyrtare

Futboll

​Torino-Juventus, formacionet zyrtare

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 17:13
​Torino-Juventus

Derbi lokal ndërmjet Torinos dhe Juventusit që do të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00 pritet të jetë ndër më të paparashikueshmit në këto vitet e fundit.

Këto dy skuadra do të ballafaqohen në kuadër të javës së shtatë të kampionatit italian Serie-A dhe pas gjashtë ndeshjeve janë të barabarta edhe me numrin e pikëve, nga tetë secila dhe pozicionohen në vendet tetë dhe nëntë.

Trajneri i Juventusit Maximiliano Allegri vjen në këtë sfidë pa shërbimet e dyshes sulmuese Dybala-Morata si dhe të mesfushorit Aaron Ramsey.

Këto janë formacionet zyrtare:

Torino (3-4-2-1): Milinkovic-Savic; Zima, Bremer, Rodriguez; Singo, Lukic, Pobega, Aina; Mandragora, Brekalo; Sanabria

Juventus (4-4-1-1): Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Chiesa, McKennie, Locatelli, Rabiot; Bernardeschi; Kean.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat