Ferizaj shënon edhe një fitore

Futboll

Ferizaj shënon edhe një fitore

Nga: K.Goca Më: 2 tetor 2021 Në ora: 17:38
Ferizaj shënon edhe një fitore

Me ardhjen e trajnerit Arbnor Morina, Ferizaj ka tjetër fytyrë. Ferizajasit shënojnë fitoren e dytë rresht. Pas fitores ndaj Flamurtarit me rezultat 3:0, sot si mysafirë e mundën me 2:0 Vitinë vendase.

“Me dy golat e Albion Kurtajt. Një ndeshje fantastike nga djelmoshat tanë te, cilët arritën fitoren e dytë radhazi në kampionat. 

Falenderojmë tifogrupin ‘Ujqit’ që ishin në mbështetje të klubit tonë, ku nuk u ndalën asnjëherë deri në fund të ndeshjes. 

Vazhdojmë të bashkuar deri në fund”, shkruan e KF Ferizajt.

Pas javës së shtatë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, grupi B, Ferizaj renditet në vend të pestë me 8 pikë, ndërsa Vitia është në fund me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat