Shqiptari merr të kuq, plasin polemikat në Rumani

Futboll

Shqiptari merr të kuq, plasin polemikat në Rumani

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 18:16
Shqiptari merr të kuq, plasin polemikat në Rumani

Ndeshja e kësaj jave në kampionatin rumun mes Dinamo Bukureshtit dhe UTA Arad, ka parë si protagonist Idi Bathën për një episod që është kthyer në temë diskutimi.

Mesfushori shqiptar la fushën e lojës në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë me një karton të kuq, por që nuk duhej të ishte i tillë.

Në një dyluftim me Gabriel Torje, Batha goditi në qafë lojtarin kundërshtar duke hapur krahun. Sulmuesi i përfaqësues rumune, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave të njohura në Europë, mes të cilave edhe Udinezen, vendosi duart në fytyre në një gjest të dukshëm simulimi.

Gjest i cili mashtroi gjyqtarin Marian Barbu, i cili i tregoi të kuqin Bathës.

Ky episod ka hapur diskutime gjatë dhe pas ndeshjes e cila përfundoi 2-2. Edhe legjenda e futbollit rumun, ish-portieri i njohur Helmuth Dukadam, i ka dalë në mbrojtje Bathës, edhe pse e ka cilësuar të gabuar veprimin e tij, por kurrsesi për të kuq

“Është një marrëzi e lojtarit të Arad, por nuk është e kuqe. Ai e godet me krah, sulmuesi mban duart në fytyrë. Ai po qëndron përpara, por e goditi në qafë, anash ”, tha Dukadam për këtë episod.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat