Chelsea interesohet për një tjetër sulmues

Futboll

Chelsea interesohet për një tjetër sulmues

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 18:38
Chelsea interesohet për një tjetër sulmues

Lorenzo Insigne vijon të refuzojë ofertat për rinovimin e kontratës me Napolin, ndërsa nga dita në ditë shtohen edhe pretendentët për të marrë shërbimet e 30-vjeçarit italian, që prej disa sezonesh luan në nivele të larta.

Kështu së fundi në garë për kartonin e Inzignes është futur edhe Chelsea kampion Europe, pasi cilësitë e italianit janë perfekte për të luajtur bashkë me Havertz pas shpinës së Lukakut, në skemën 3-4-2-1 që preferon më së shumti trajneri gjerman Tuchel.

Londinezët kanë kontaktuar menaxherin e Insignes dhe i kanë ofruar një kontratë 3-vjeçare me pagë prej 7 milionë eurosh në sezon, si dhe një bonus firme në rast se futbollisti do të transferohet verën e ardhshme si futbollist i lirë.

Megjithatë Abramovich ka treguar gatishmërinë të paguajë një shifër simbolike në arkat e Napolit, për të marrë shërbimet e sulmuesit që në muajin janar dhe për të forcuar edhe më shumë skuadrën e tij.

Përveç Chelsea-t, kampioni i Europës me Italinë ndiqet me vëmendje edhe nga Interi në Serinë A, por edhe klube të tjera të mëdha europiane, që janë gati të shfrytëzojnë faktin që pas disa muajsh Insigne do të jetë një lojtar i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat