Gjen fitoren e parë sezonale edhe Leeds United

Futboll

Gjen fitoren e parë sezonale edhe Leeds United

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 19:08
Gjen fitoren e parë sezonale edhe Leeds United

Koreano-jugori Hëang Wee-Chan bëhet protagonist te Wolves, pasi shënoi dy herë në portën e Newcastle dhe u dha “ujqërve” fitoren 2:1.

Sulmuesi 25-vjeçar zhbllokoi sfidën në minutën e 20-ë, megjithatë pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, pas golit të Hendrick në të 41-tën.

Në të 58-ën, Wee-Chan shënoi edhe golin e dytë për Wolves, ndërsa vlen të theksohet se një ndeshje mjaft të mirë bëri edhe Jimenez, që asistoi në të dy golat e koreano-jugorit.

Gjen fitoren e parë sezonale edhe Leeds United, që ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Watfordit. Një gol i Diego Llorentes në minutën e 18’ i dha tre pikët skuadrës së Bielsës, që kishte marrë tre barazime e tre humbje në 6 javët e para të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat