United e sheh Kessie si zëvendësuesin e Pogba

Futboll

United e sheh Kessie si zëvendësuesin e Pogba

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 10:04
Kessie

Largimi i Pogba nga Man United këtë verë po ofrohet akoma më tepër, pasi francezi vazhdon të mos rinovojë kontratën. Nga klubi anglez ata dyshojnë se ai ka një marrëveshje të mbyllur me Real Madridin dhe po punojnë për gjetjen e një zëvendësuesi.

Sipas Todofichajes, “Djajtë e Kuq” kanë një interes të madh për sigurimin e shërbimeve të Frank Kessie. Mesfushori ka prishur negociatat me Milanin dhe për të janë të interesuara dhe Liverpool e PSG.

Në parim, klubi francez është opsioni më i mirë për të siguruar shërbimet e afrikanit, por nga United besojnë se do ta bindin atë me projektin e ri.

Kessie do të jetë i lirë të negociojë me ekipet që nga janari, kohë kur ai do të marrë vendimin për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat