Liverpool-Manchester City, të rejat e lëndimeve dhe statistikat para ndeshjes

Futboll

Liverpool-Manchester City, të rejat e lëndimeve dhe statistikat para ndeshjes

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Liverpool dhe Manchester City do të zhvillojnë klasiken angleze në kuadër të xhiros së shtatë në Premier Ligë këtë sezon.

Liverpool aktualisht gjendet e dyta në tabelë me 14 pikë, por me një fitore potenciale sot ndaj “Citizens” do të merrnin lidershipin në tabelë, gjersa mysafirët aktualisht gjenden në pozitën e gjashtë me një pikë më pak se Liverpooli, 13, por një fitore potenciale e tyre gjithashtu do t’i bënte lider të tabelës.

Më poshtë ju sjellim të rejat nga lëndimet mes dy skuadrave, si dhe statistikat kokë më kokë.

Të rejat e lëndimeve:

Liverpool do të jetë pa Trent Alexander-Arnold, i cili gjithashtu humbi fitoren e së martës 5-1 kundër Portos pasi pësoi një dëmtim në ijë gjatë stërvitjes. Mesfushorët Thiago dhe Harvey Elliott gjithashtu mbeten anash për Reds.

Pep Guardiola nuk pret që as Ilkay Gundogan as Oleksandr Zinchenko të kthehen për Manchester City deri pas pushimit ndërkombëtar. Menaxheri i City-t përndryshe ka një skuadër plotësisht të aftë në dispozicion.

Statistika kokë-më-kokë:

Manchester City e fitoi ndeshjen 4-1 sezonin e kaluar në Anfield, duke i dhënë fund një serie prej 17 ndeshjeve jashtë ligës pa fitore kundër Liverpoolit (5 barazime, 12 humbje).

City mund të fitojë fitore të njëpasnjëshme të ligës ndaj Liverpoolit për herë të parë që nga një ecuri prej katër mes viteve 1935 deri në 1937.

Liverpool ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit kundër City në të gjitha garat (3 barazime, 3 humbje).

Liverpool:

Liverpooli është skuadra e vetme e pamposhtur e mbetur në Premier League (4 fitore, 2 barazime).

Vazhdimi i tyre i 16 ndeshjeve të ligës pa humbje, që përfshin dy sezone, është më i gjati nga çdo ekip në katër divizionet kryesore të Anglisë (12 fitore, 4 barazime).

Mohamed Salah ka shënuar katër gola në pesë paraqitjet e tij në Anfield kundër Manchester City në të gjitha garat.

Virgil van Dijk është i pamposhtur në të 50 paraqitjet e tij në Premier Ligë në Anfield për Liverpool (44 fitore, 6 barazime).

Man City: 

Manchester City mund të barazojë rekordin e klubit me gjashtë porta të paprekura radhazi në ligë.

Tre ndeshjet e tyre të mëparshme në ligë jashtë këtij sezoni kanë përfunduar 1-0. Ata humbën në Tottenham, por mundën Leicester dhe Chelsea.

12 golat e City në ligë këtë sezon janë shënuar nga nëntë lojtarë të ndryshëm (plus një autogol) – vetëm Chelsea, me 10, ka pasur më shumë golashënues.

Fernandinho mund të bëhet vetëm lojtari i dytë brazilian që bën 250 paraqitje në Premier Ligë, pas Willian.

Pep Guardiola ka pësuar tetë humbje në të gjitha garat kundër ekipeve të menaxhuara nga Jurgen Klopp – më shumë se ndaj çdo menaxheri tjetër. 

Ndeshja do të filloj nga ora 17:30, në stadiumin e zjarrtë të Anfield Road. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat