Atletico shkruan histori ndaj Barcelonës

Futboll

Atletico shkruan histori ndaj Barcelonës

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 10:27
Diego Simeone

Atletico Madrid regjistroi një fitore të rëndësishme mbrëmë (e shtunë) ndaj skuadrës së Barcelonës me rezultat 2-0.

Golat për ‘madrilenët’ u shënuan nga Thomas Lemar (23′) dhe Luis Suarez (44′).

Për Suarezin ishte një moment emocionues pas golit të shënuar, duke i kërkuar falje klubit të Barcelonës pasi shënoi ndaj ish-skuadrës së tij.

Uruguajani tashmë i ka shënuar çdo skuadre me të cilën ai është ballafaquar në La Liga (31/31).

Atletico sidoqoftë përpos fitores, arriti një rekord të klubit ndaj klubit ‘blaugran’.

Skuadra e Simeones tani ka mbajtur tri porta të praprekura radhazi ndaj Barcelonës në La Liga, që është kjo hera e parë në histori të klubit, raporton ‘OptaJose’.

‘Madrilenët’ gjithashtu tani janë të pamposhtur në katër takime ndaj Barcelonës në La Liga (2 barazime, 2 fitore), që është ecuria më e mirë e tyre ndaj Barcelonës, që nga një ecuri prej pesë ndeshjeve pa disfatë mes shtatorit 2004 dhe dhjetorit 2006 (3 fitore, 2 barazime).

Atletico me fitoren e mbrëmshme u renditën në pozitën e dytë me 17 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërkohë Barcelona pas kësaj humbje gjendet në pozitën e nëntë me 12 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat