Si nisi sherri me Adilin?

Futboll

Si nisi sherri me Adilin?

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 12:11
Si nisi sherri me Adilin?

Skënderbeu-Vllaznia nuk ka prodhuar shumë në fushën e lojës përgjatë 90 minutave në atë barazim pa gola, por e gjithë historia që do të mbahet mend ndodh jashtë vijave të saj. Në momentin kur ekipet po drejtoheshin te dhomat e zhveshjes nisi përplasja mes Adilit dhe Zguros.

Sport Ekspres ka intervistuar lojtarin protagonist të ngjarjes dhe që do të udhëheq Skënderbeun e Memellit, Zguron. Ky i fundit tregon se ishte Adili që nisi sherrin duke sharë pa arsye.

“Mënyra si vajti ndeshja me Vllazninë duhej të fitonim. Humbëm shumë raste në pjesën e parë, por ndonjëherë duhet fati për të marrë tre pikët. Mbijetesa? Nuk bëhet fjalë fare, nuk është ky objektivi ynë. Sherri me Adilin? Ai e di mirë se kush e nisi.

Ishte korne për Vllazninë dhe kur dëgjoj Adilin që fillon të më shajë.

Aty nuk reagova dhe i fola në fundin e pjesës së parë. Aty shau përsëri dhe të njëjtën gjë bëra dhe unë. Memelli hyri për të shmangur debatin, Adili e shau edhe trajnerin. Unë jam tip impulsiv, por nuk ngacmoj asnjëherë i pari. Pastaj kur nisin me ofendime, kam tip që se pranoj dot”, u shpreh Zguro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat