Liverpool – Manchester City, derbi i madh anglez

Futboll

Liverpool – Manchester City, derbi i madh anglez

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 12:57
Liverpool – Manchester City, derbi i madh anglez

Liverpool – Manchester City, Premier League nuk mund të kishte ndeshje më të madhe për t’u prezantuar këtë të diel në ekranin e SuperSportit. Në orën 17:30, në “Anfield”, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp do të kërkojë t’u shkaktojë humbjen e dytë sezonale Citizens, për të kryesuar e vetme kampionatin falë edhe barazimit mes Manchester United dhe Evertonit.

Pep Guardiola duhet të ketë në vëmendje sulmuesin egjiptian, Mohamed Salaha, i cili ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshjet e fundit brenda kundër City-t, ndërsa detyra e Kloppit është të ketë nën kontroll sidomos Raheem Sterling, që u ka shënuar “të kuqve” në dy nga tri sfidat e fundit.

Sa u përket formacioneve, dihen mungesat e Acantaras, Alexander-Arnold dhe Elliott në radhët e Liverpoolit, ndërsa Pep Guardiola nuk mund të llogaritë Gundogan dhe Mendy, ndërsa Zinchenko është në dyshim.

Më herët, në orën 15:00, nga Premier League, do të transmetohen dy sfida, Tottanham-Aston Villa dhe Crystal Palace – Leciester.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat