Kritikon

Futboll

Kritikon

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 13:39
Kritikon

Manchester United është ndalur në kampionat nga Everton.

Djajtë e Kuq nuk kanë shkuar më larg se një barazim 1-1 në Old Traford kundër ekipit të Rafa Benitez, duke humbur një mundësi për të marrë përkohësisht kreun e renditjes.

Ylli i ekipit të Solskjaer, Bruno Fernandes, i ka bërë thirrje skuadrës që të kthejë gishtin nga vetja dhe të shmangë gabimin e bërë kundër Everton në rastin e golit të shënuar nga Townsend.

“Duhet të fitojmë ndeshje të tilla. Duhet të krijojmë më shumë raste. Nuk mund të pësojmë një gol të tillë”, ka thënë Fernandes për BBC.

“Nuk është hera e parë që ndodh dhe duhet të shikojmë gabimet tona dhe të kuptojmë se çfarë mund të bëjmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat