Milani njofton Realin për blerjen përfundimtare të Brahim Diaz

Futboll

Milani njofton Realin për blerjen përfundimtare të Brahim Diaz

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 16:27
Brahim Diaz

Brahim Diaz është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të Milanit dhe fakti është se në ndeshjet e fundit rëndësia e tij në fushë është bërë e qartë. Largimi i Calhanoglu i ka dhënë spanjollit më shumë mundësi këtë sezon dhe ai e ka shfrytëzuar më së miri.

Në moshën 22 vjeçare, ai është një nga talentet më të mëdha të futbollit spanjoll. Sipas TodoFichajes, Milani do të paguajë klauzolën për të marrë të drejtat e lojtarit nga Malaga.

Kuqezinjtë kanë një mundësi blerjeje prej 19 milion eurosh edhe do ta ekzekutojë në fund të sezonit.

Milani ka përfituar nga negociatat me “galaktikët”  edhe për të bindur Iscon që të nënshkruaj me klubin e Milanos në merkaton e dimrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat