Shqiptari asiston për fitoren e Espanyolit kundër Real Madridit 

Futboll

Shqiptari asiston për fitoren e Espanyolit kundër Real Madridit 

Nga: K.Goca Më: 3 tetor 2021 Në ora: 18:11
Shqiptari asiston për fitoren e Espanyolit kundër Real Madridit 

Espanyol shkakton senzacion duke e mposhtur me rezultat 2:1 kampionin në fuqi, Real Madridin, në takimin e javës së tetë në Kampionatin e Spanjës.

Në minutën e 17-të, futbollisti de Tomas kalon në epërsi vendasit. 

Në minutën e 60-të, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Keidi Bare, asiston për bukuri deri te Aleix Vidal, ky i fundit pothuajse nga gjysma e fushës, me hapa të shpejtë futet në 16-sh dhe shënon për 2:0.

Në minutën e 71-të, Karim Benzema nga rreth 15 metra ngushton rezultatin në 2:1.

Reali kryeson me 17 pikë, ndërsa Espanyol renditet në vend të 12-të me 9 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat