Sunday i lumtur me Shkupin: Fitore për tifozët tanë

Futboll

Sunday i lumtur me Shkupin: Fitore për tifozët tanë

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 18:25
Sunday i lumtur me Shkupin: Fitore për tifozët tanë

Fluturam lartë edhe në derbin e sotëm kundër Rabotniçkit në Çair.

Derbin e xhiros së nëntë e fitoi skuadra e Shkupit, me rezultat 2-0.

"Triumf i merituar i skuadrës tonë, ku gjatë 90 minutave treguan një lojë të jashtëtakonshme.

Skuadra jonë kaloi në epërsi në minutën e 10-të me golin e Sunday dhe golin e fundit e shënoi Trapanovski në minutën e 75-të", shkruan në faqen e FC Shkupit.

Pas ndeshjes, për herë të parë, foli Sunday, i cili këtë fitore ua dedikoi tifozëve, që në ndeshjen e sotme, ishin gjithashtu të mrekullueshëm.

“Kjo fitore është shumë e rëndësishme. Kemi punuar shumë gjatë ditëve për tre pikët kundër Rabotniçkit.

Gjithashtu, është shumë me rëndësi që gjendemi në vendin e parë në tabelë, por kjo nuk do të thotë që ne kemi mbaruar punë dhe vazhdojmë edhe më mirë në ndeshjen e radhës.

Kjo fitore u dedikohet tifozëve tanë që na dhanë përkrahje maksimale gjatë 90 minutave në këtë ndeshje”, u shpreh Sunday, pas përfundimit të ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e gjashtë për skuadrën tonë në këtë sezon dhe numërojmë gjithsej 20 pikë në vendin e parë në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat