Pioli flet pas fitores ndaj Atalantas: Po rritemi të gjithë – Champions League po na ndihmon shumë

Futboll

Pioli flet pas fitores ndaj Atalantas: Po rritemi të gjithë – Champions League po na ndihmon shumë

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 23:30
Pioli flet pas fitores ndaj Atalantas: Po rritemi të gjithë – Champions League po na ndihmon shumë

Trajneri i Milanit Stefano Pioli komentoi fitoren e Rossonerëve ndaj Atalantas.

Milan ka mposhtur Atalantan me rezultatin 2-3 në Bergamo.

Pas ndeshjes, Pioli e ka quajtur këtë fitore si të shkëlqyeshme për ekipin e tij.

“Paraqitje e shkëlqyeshme, ne luajtëm me intensitet, energji. Një fitore e rëndë që përfundon një periudhë sfiduese dhe jep një shenjë se ne po rritemi”, tha Pioli për DAZN.

“Gjëja e rëndësishme është të fitosh, sipas mendimit tim në golin e dytë të pranuar pati një faull ndaj një prej lojtarëve tanë. Por unë jam shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi, kundër një kundërshtari shumë të fortë. Kjo do të thotë që ne po rritemi”.

“Serie A po përmirësohet falë shumë trajnerëve që luajnë futboll më aktiv. Pastaj Liga e Kampionëve po na ndihmon, duke na bërë të kuptojmë se është e nevojshme të rrisim intensitetin. Unë jam rritur gjithashtu, por kjo është falë lojtarëve dhe klubit që më ka mbështetur dhe mbrojtur gjithmonë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat