Real Madrid e do Haaland, norvegjezi ende nuk ka vendosur

Futboll

Real Madrid e do Haaland, norvegjezi ende nuk ka vendosur

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 18:50
Erling Haaland

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano sa ishte drejtpërdrejt në “Twitch” ka zbuluar edhe disa gjëra për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Siç dihet norvegjezi ka klauzolë lirimi verën tjetër me vlerë 75 milionë euro dhe me shumë gjasa do largohet, për t’iu bashkuar ndonjë gjiganti evropianë.

Ndër top klubet evropiane që kanë shprehur interesim, në listë është edhe Real Madrid, ku nga mediat vlerësohet si favoriti kryesor.

Romano ka konfirmuar që Reali e do Haalandin, por që ky i fundit do vendos gjatë muajve mars/prill, atëherë kur edhe do shikojë projektin.

“Është e vërtetë që Real Madrid e do Haaaland, ata kanë pasur takim me Raiolan dhe gjithçka”.

“Por, Haaland ende nuk ka vendosur, ai do e vendos të ardhmen në mars/prill pasi të sheh projektet e klubeve të interesuara”, deklaroi ai.

Pos Realit, në garë për Haaland ndodhen edhe Barcelona, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Chelsea, Juventus dhe Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat