Dani Olmo është basti i Barcelonës për janarin

Futboll

Dani Olmo është basti i Barcelonës për janarin

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 19:05
Dani Olmo

Barcelona është e qartë se do të jetë e nevojshme të përforcohet skuadra gjatë tregut të ardhshëm dimëror dhe një nga emrat që pritet të zbarkojë në Camp Nou është Dani Olmo.

Spanjolli ka një marrëveshje që nga vera e kaluar, pasi ra dakord për nënshkrimin me klubin katalas por Leipzig e parandaloi operacionin duke e konsideruar të pamjaftueshme ofertën e Barcelonës.

Olmo po pret me padurim janarin për të përmbushur ëndrrën e tij për t’u kthyer në Spanjë e për të veshur fanellën e Barçës.

Barcelona do t’i ofrojë klubit gjerman 50 milion euro  për kalimin e lojtarit me të cilin do të nënshkruajë për 4 sezone e gjysmë. Synimi i katalanasve është të paguajë 10 milion euro në janar dhe pjesa tjetër në fund të sezonit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat