Barcelona po vlerëson kthimin e Alexis Sanchez

Futboll

Barcelona po vlerëson kthimin e Alexis Sanchez

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 22:44
Alexis Sanchez

Alexis Sanchez nuk është i lumtur në Milano edhe pse ka filluar të marrë minuta në ndeshjet e fundi. Në moshën 32-vjeçare, kiliani mendon të ndërrojë ambient në merkaton e dimrit.

Sevilla dhe Bestis kanë shfaqur më shumë interes për sulmuesin deri më tani, por sipas TodoFichajes, Barcelona gjithashtu po vlerëson ta kthejë në skuadër.

Sanchez la një shije shumë të mirë gjatë tre viteve te skuadra katalase dhe tani edhe pse është në një fazë tjetër të karrierës nga “blaugranat” mendojnë se ai mund ta ndihmojë ende ekipin në fazën sulmuese.

Opsioni që po vlerësohet nga Barcelona është një huazim me mundësi blerjeje në fund të sezonit.

Lojtari është i “çmendur” për t’u kthyer në Camp Nou dhe tashmë ka urdhëruar agjentin e tij që të detytojë largimin nga “zikaltërit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat