Toure i ofrohet Barcelonës

Futboll

Toure i ofrohet Barcelonës

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 22:49
Yaya Toure

Mbrojtësi Yaya Toure ka zbuluar se është i hapur që t’i bashkohet Barcelonës.

Toure kohën e fundit ka qenë asistent i trajnerit te Olimpik Donetsk dhe Akhmat Gorzny.

38-vjeçari ka ofruar vetën te Barcelona në rast që trajneri Ronald Koeman shkarkohet.

“Koha ime te Barcelona ishte ndër më të mirat në karrierë. Klubi vendosi të më besojë kur isha i ri dhe pa përvojë. Do i jem mirënjohës klubit se çfarë kanë bërë për mua”.

“Ndoshta është kohë e vështirë te Barcelona, por besimi im është që klubi është i fortë. Jam gati nëse i nevojitem klubit të zemrës, njerëzit dhe tifozët”, tha ai.

Barcelona momentalisht renditët në pozitën e nëntë në La Liga, me një ndeshje më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat