Ylli i Ajax-it zëvendëson Pogban te Manchester United

Futboll

Ylli i Ajax-it zëvendëson Pogban te Manchester United

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 23:22
Ryan Gravenberch

Ashtu siç ishte parashikuar nga TodoFichajes, Paul Pogba nuk do të rinovojë kontratën e tij me Manchester United pasi francezi është i vendosur për të kaluar te Real Madridi.

Marrëveshja me “galaktikët” është mbyllur dhe pavarësisht agjentit Mino Raiola, dëshira e lojtarit ka mbizotëruar.

Nga ana tjetër, United në fillim kishte Frank Kessie si një zëvendësues të mundshëm, por ai me shumë gjasa do të zbarkojë në Paris.

“Djajtë e Kuq” tashmë kanë vendosur për yllin e Ajax, Ryan Gravenberch. Holandezi ka prej kohësh është një nga liderët e skuadrës së Amsterdamit dhe është vetëm 19 vjeç. Po ashtu ai është pjesë edhe e kombëtares “Portokalle”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat