Ferguson del kundër Solskjaerit

Futboll

Ferguson del kundër Solskjaerit

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 11:38
Ferguson del kundër Solskjaerit

Vala e kritikave që po merr Solskjaer nuk ndalet, pas vendimit për ta mbajtur Cristiano Ronaldon në stol gjatë ndeshjes kundër Everton, e cila përfundoi 1-1. Portugezi hyri në fushë pak minuta para barazimit të Townsend, i cili më pas festoi golin duke imituar “siuuuu” e famshme të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Atë ditë, në tribunat në “Old Trafford” kishte shumë tifozë VIP-a për ta ndjekur ndeshjen, përfshirë Patrice Evra, Usain Bolt, Khabib Nurmagomedov dhe Sir Alex Ferguson. Biseda mes dy të fundit u dëgjua dhe u zbulua nga mediat britanike.

Solskjaer shpjegoi se e la yllin e tij jashtë për të pushuar, pas angazhimeve në Ligën e Kampionëve, por ky sqarim nuk ishte i mjaftueshëm për kritikët e shumtë.

Ndër të cilët tani duket se do të shtohet edhe trajneri legjendar i “Djajve të Kuq”.

“The Sun” raporton bisedën e tij me ish-boksierin e famshëm rus.

“Unë mendoj se kundërshtari e pa që Ronaldo nuk po luante dhe mori zemër…”, – mësohet të ketë thënë Ferguson, duke shprehur mendimet pse Manchester United nuk arriti të fitonte të dielën e kaluar.

Dhe kur Nurmagomedov vuri në dukje se CR7 kishte hyrë në pjesën e dytë, Sir Alex do të shtonte: “Unë e di se e kurseu fizikisht, por gjithmonë duhet të filloni me lojtarët tuaj më të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat