Barcelona dhe Reali në garë për Cavanin

Futboll

Barcelona dhe Reali në garë për Cavanin

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 18:06
Edinson Cavani

Sulmuesi pritet të largohet nga Manchester United.

Edinson Cavani duket se nuk është më i lumtur te “Djajtë e Kuq”.

Uruguajani ka humbur vendin startues në formacionin e Ole Gunnar Solskjaer, andaj pritet të largohet verën e ardhshme si futbollistë i lirë.

Sipas ‘El Nacional’, Barcelona dhe Real Madridi po kërkojnë me ngulm shërbimet e tij, dhe pritet një garë e ashpër mes tyre.

Të dyja ekipet kanë mangësi në repartin e sulmit, andaj synojnë që ta marrin falas Cavanin që shton cilësinë në ekip me përvojën e tij.

Cavani këtë edicion ka zhvilluara katër ndeshje me United në të gjitha garat, dhe nuk ka arritur të tund rrjetën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat