Këta janë dy yjet që munguan në stërvitjen e sotme të Kosovës

Futboll

Këta janë dy yjet që munguan në stërvitjen e sotme të Kosovës

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 22:26
Foto

‘Dardanët’ kanë vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet e radhës.

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e muajit tetor kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.

Për dallim nga stërvitja e djeshme e cila u zhvillua në dy grupe të ndara dhe me intensitet më të ulët, sot futbollistët punuan me intensitet të plotë.

Atmosfera në ekip është mjaft e mirë, derisa lojtarët janë shfaqur me humor të mirë gjatë stërvitjes.

Gjatë kësaj seance përzgjedhësi Bernard Challandes ka punuar më shumë aspektin tekniko-taktik për ndeshjen kundër Suedisë.

Në stërvitjen e sotme munguan anëtari i Legias, Lirim Kastrati, i cili është duke kryer ekzaminime mjekësore për shkak të lëndimit dhe Bersant Celina, i cili do t’i bashkohet ekipit nga dita e nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat