Lewandowski: Shpresoj që të mos jetë një vendim politik

Futboll

Lewandowski: Shpresoj që të mos jetë një vendim politik

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 23:01
Lewandowski: Shpresoj që të mos jetë një vendim politik

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka folur në lidhje me Topin e Artë.

“E kuptoj se çdo paraqitje e mirë, me klubin dhe kombëtaren, e përforcon pozicionin tim në këtë votim”, ka thënë ylli i bavarezëve në konferencë për shtyp.

“Kam fituar shumë çmime në dy sezonit e fundit dhe mendoj se e meritoj Topin e Artë, që do të ishte një nder i madh. Jam shumë i lumtur që jam mes kandidatëve”.

Më pas, polaku ka shprehur shqetësimin e tij:

“Shpresoj që të mos jetë një vendim politik dhe që votat të shpërndahen në bazë të paraqitjeve të lojtarëve në fushë”, ka thënë Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat