Komentatori polak: Kam frikë nga Shqipëri

Futboll

Komentatori polak: Kam frikë nga Shqipëri

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 11:22
Komentatori polak: Kam frikë nga Shqipëri

Dariusz Spakowski, komentatori polak ka paralajmëruar opinionin sportiv në Poloni se ndeshja me Shqipërinë nuk do të jetë e lehtë.

Përkundrazi, vlerat e Kombëtares tonë po dëshmohen qartë dhe nënvizohen nga të gjithë. Gjithashtu komentatori sportiv ka kujtuar ndeshjen e parë të zhvilluar mes Kombëtareve, duke pranuar se polakët ishin shumë fat për shifrat e gënjeshtërta, 4-1.

“Ndeshja me Shqipërinë duhet fituar. Nëse humbasim, jemi të thyer dhe nuk do të dalim dot nga grupi.

Kam shumë frikë nga ky takim.

Të gjithë e mbajnë mend ndeshjen ndaj Shqipërisë që fituam dhe ishm shum me fat. Kemi problem me mbrojtjen.

Pësojmë gola në çdo ndeshje, duke përfshirë edhe San Marinon”, u shpreh Spakoëski për “Tvpsport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat