Plas sherri

Futboll

Plas sherri

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 11:26
Plas sherri

Barcelona nuk është aspak duke kaluar në formën që ishte dikur. Që nga largimi i Lionel Mesit, katalunasit këtë edicion janë në formë jo të mirë dhe kjo vërehet te rezultatet e fundit.

Pos rezultateve të dobëta, tani kanë nisur edhe disa probleme brenda skuadrës.

Siç raportojnë mediat spanjolle, tre kapitenët Zhordi Alba, Serhio Roberto dhe Serhio Buskets janë të zemëruar me qendërmbrojtësin Zherard Pike. E tëra është shkaku i pagës, ngase thuhet se Pike iu ka bërë presion të treve që të zbresin pagat.

Duket që kjo nuk iu ka pëlqyer asnjërit prej tre kapitenëve edhe pse të gjithë kanë pranuar zbritjen e pagës. Ndërkohë, falë zbritjes së pagës janë regjistruar transferimet e reja, si Memfis Depaj, Serhio Aguero dhe Erik Garsia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat