Inter dëshiron të “blindojë” mesfushorin

Futboll

Inter dëshiron të “blindojë” mesfushorin

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 11:36
Inter dëshiron të “blindojë” mesfushorin

Inter dëshiron të “blindojë” mesfushorin e tij Nicolo Barella. Edhe pse kontrata e italianit përfundon në vitin 2024, kjo nuk i ka ndaluar drejtuesit zikaltër të nisin diskutimet për një rinovim të mundshëm të kontratës.

Kështu Pierro Ausilio u takua me menaxherin e Barella, Beltrami në një hotel në Kiev për të dëgjuar mbi kërkesat që lojtari ka. Ata filluan negociatat në mënyrë që “martesa” e Barella dhe Inter të zgjasë më shumë.

Ndërkohë mesfushori zikaltër mendohet të jetë edhe kapiteni i Interit për sezonin e ri pasi Handanovic pritet të ulet në stol.

Kështu drejtuesit e Interit nuk duan të heqin dorë nga mesfushori dhe negociatat për “blindimin” e tij sapo kanë filluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat