Shqipëria para sfidave të mëdha

Futboll

Shqipëria para sfidave të mëdha

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 12:38
Shqipëria para sfidave të mëdha

Dita e tretë e grumbullimit dhe Kombëtarja vijon përgatitjet para Hungarisë. Dje është zhvilluar një stërvitje me intensitet të plotë. Nën drejtimin e trajnerit Edi Reja, skuadra ka mbyllur stërvitjen e dytë, ku është punuar me një ngarkesë të lartë dhe më shumë se një orë. Ardian Ismajli, i cili nuk është i gatshëm 100% dhe vuan nga një lëndim i lehtë, ditën e parë u stërvit veçmas, por dje i është bashkuar grupit duke zhvilluar stërvitje normalisht.

Pritet të shohim se si do të jetë gjendja e lojtarit deri ditën e ndeshjes.

Lajm i mirë është që nuk ka asnjë dëmtim në radhët e ekipit përfaqësues dhe gjithçka po shkon normalisht. Atmosfera duket e mirë, grupi është i karikuar dhe ka vend edhe për moment gazmore mes njëritjetrit. Sa i përket formacionit janë disa dilema që e shqetësojnë trajnerin Reja, duke filluar që nga porta, ku italiani duhet të zgjedhë një mes dy portierëve.

I avantazhuar është Berisha, pasi ka qenë titullar edhe në sfidat e shtatorit. Dyshimi tjetër është Ismajli, nuk dihet nëse do të jetë në dispozicion, por është Mihaj me Dermakun që presin shanset e tyre për t’u aktivizuar. Mesfusha është reparti më i qartë, ku Balliu, Bare, Gjasula, Hysaj me shumë mundësi do të jenë ata që do të hidhen në fushë. Ndërsa në treshen para Nedim Bajrami është një hap përpara të tjerëve, pasi cilësohet nga Reja si ai që do të formojë sulmet e kuqezinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat