Manchester United kërkon të rikthejë Trippier

Futboll

Manchester United kërkon të rikthejë Trippier

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 14:18
Manchester United kërkon të rikthejë Trippier

Manchester United vazhdon të kërkojë një përforcim për karhun e djathtë të mbrojtës.

Drejtuesit e “djajve të kuq” edhe pse hasën në murin e ngritur nga Atletico Madrid për Kieran Trippier gjatë merkatos së verës vazhdojnë të monitorojnë me kujdes lojtarin që pëlqehet shumë nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Gjithesesi anglezët po vëzhgojnë edhe alternativa të tjera për t’i paraprirë, çdo lloj situate që mund të krijohet gjatë merkatos.

Kështu drejtuesit e klubit kanë piketuar kapitenin e Rangers, James Tavernier, por jo vetëm pasi “Djajtë e Kuq” synojnë t’u rrëmbejnë skocezëve edhe talentin 19-vjeçar Nathan Patterson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat