Xherdan Shaqiri flet për ndeshjen e 100-të me Zvicrën: Kjo më bën shumë krenar!

Futboll

Xherdan Shaqiri flet për ndeshjen e 100-të me Zvicrën: Kjo më bën shumë krenar!

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2021 Në ora: 14:30
Xherdan Shaqiri flet për ndeshjen e 100-të me Zvicrën: Kjo më bën shumë krenar!

Kapiteni i ri i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri (së shpejti 30 vjeç) është në formë të mirë para ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Botëror kundër Irlandës së Veriut dhe Lituanisë.

Ai flet për ndeshjen e tij të 100-të ndërkombëtare, shkruan mes të tjera “Blick”.

“100 paraqitje, është numër i mirë. 100 ndeshje për shtetin, nuk është një eksperiencë që mund të ndodhë çdo ditë si lojtar. Ky numër më bën krenar. Gjithmonë kam dashur të jap gjithçka për shtetin tonë.

Do të ishte e veçantë nëse do të kualifikoheshim direkt në Botëror në ndeshjen time të 100-të me Zvicrën kundër Bullgarisë në Itali”, tha mes të tjera Shaqa.

Sa i lumtur jeni me transferimin në Lyon nga Liverpooli?

“Shumë. Doja të ndryshoja një vit më parë. Por në atëkohë Liverpooli nuk ishte dakord.

Më pëlqeu më shumë vizioni i trajnerit të Lyonit, Peter Bosz. Ai luan futboll sulmues, i cili më përshtatet shumë.

Doja një sfidë të re. Në Francë, është radha ime të kthehem 100 për qind në formë. Kam nevojë për shumë ndeshje”, tha mes të tjera ylli nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat