Chelsea nuk ka ndërmend të blejë Saul

Futboll

Chelsea nuk ka ndërmend të blejë Saul

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 19:48
Saul

Në ditët e fundit të merkatos së verës,  Saul përfundoi me suskes kalimin nga Atletico Madrid te Chelsea në formë huazimi.

Kostoja për një gjysmë sezoni shkon 5 milion euro, gjithashtu është edhe mundësia për ta blerë përfundimisht në fund të sezonit për 40 milion euro.

Pas vlerësimit të performancës së lojtarit, Tuchel nuk e sheh spanjollin si një element të rëndësishëm për ekipin duke e pasur si zgjedhje të dytë edhe pse Kante dhe Jorginho mungojnë, duke e ndërlikuar nënshkrimin e tij me “Blutë” në fund të sezonit.

Nga klubi ata nuk e shohin të arsyeshme të shpenzojnë një shumë kaq të lartë për një mesfushor zëvendësues, duke dhënë sinjale se Saul në 1 korrik do të jetë sërish në Madrid duke bërë kështu me “dhimbje koke’ “Colchonores” që kishin planifikuar të mbyllnin transferimin e Griezmann me të ardhurat e mesfushorit.

Pa dyshim, telenovela Saul ka ende shumë kapituj përpara se të arrijë në fund. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat