Barcelona po shikon Lemarin

Futboll

Barcelona po shikon Lemarin

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 17:20
Barcelona po shikon Lemarin

Barcelona verën e kaluar tentoi të transferonte nga Atletico Madridi mesfushorin, Saul, por duke parë se ai kishte një marrëveshje me Chelsea dhe ishte e pamundur, ata tentuan medomes të fusnin një lojtar në negociata  për Griezmann.

Për këtë rast  zgjodh Joao Felix, por “Loc Colchoneros” përjashtuan menjëherë çdo lloj operacioni që përfshinte portugezin.

Duke parë të ardhmen dhe duke pasur parasysh disa dritare transferimi me kosto të ulët, Barcelona po shikon mundësinë për të përforcuar sulmin me Thomas Lemar.

Anësori francez ka qenë i rëndësishëm për Simeonen në këtë fillim seozni, duke shënuar dy gola, por e vërteta është se duke parë të gjithë opsionet e Atleticos ai do jetë një opsion i dytë.

Barcelona do të dëshironte të përfitonte nga kjo për ta marrë në formë huazimi me mundësi blerjeje në fund të sezonit.

Ky është një nga emrat e shfaqur orët e fundit në tryezën e takimeve të drejtuesve të sportit, por nuk ende kontakte me mjedisin e lojtarit dhe vendimi nuk është marrë. Ai thjesht është një nga lojtarët që pëlqehet dhe përshtatet me planet e klubit katalanas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat