Chiesa: Kundër Spanjës bëmë shumë gabime

Futboll

Chiesa: Kundër Spanjës bëmë shumë gabime

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 18:07
Chiesa: Kundër Spanjës bëmë shumë gabime

Federico Chiesa edhe njëherë tjetër ishte protagonist i një ndeshjeje madhështore, ndonëse pas humbjes me Spanjën dhe duke parë rastet që shpërdoruan sidomos Insinje, që mund të vlente barazimin 1-1, trajneri Roberto Mançini duhet t’i japë më shumë liri juventinit në fushë dhe jo të jetë gjithmonë ai që të bëjë dy detyra: të sakrifikojë, por edhe të tërheqë i vetëm skuadrën.

“Ishte normale që edhe ne të humbnim pas shumë ndeshjeve pozitive, por gjithsesi rekordi botëror na përket ende neve, ndonëse në duelin kundër Spanjës bëmë shumë gabime ne.

Padyshim përgëzime spanjollëve, të cilët bënë një ndeshje shumë të madhe, por nëse ne do të kishim qenë më cinikë dhe të vendosnim që të vraponim më shpejt që në fillim, ndoshta do të kishte qenë diçka ndryshe, shprehet Chiesa për mikrofonët e “RAI”-t. – Unë sërish sakrifikova më shumë?

Sa herë që zbres në fushë dua të vrapoj derisa mushkëritë dhe muskujt të ma lejojnë, jo vetëm për Juven, tifozët bardhezi dhe Alegrin, por edhe për Italinë, italianët dhe trajnerin Mançini.

Çfarë nuk shkoi? Pikësëpari ne, pasi thashë që nuk ishim shumë të qartë në lojë, por edhe arbitri ndikoi shumë. Nuk mund të japësh një të verdhë të parë për protesta dhe menjëherë në faullin e parë të Bonuçit t’i tregosh të verdhën e dytë. Kjo ishte shumë e ashpër. Absurde të shpërndash kartonë me kaq lehtësi”, tha sulmuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat